Vlorë – Kapet një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vite burgim

Ndalohet nga Policia 25-vjeçari K. D., banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij, pasi ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 mars 2017, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, ku 25-vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, për motive pronësie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.