Vlorë/Finalizohen 2 operacione policore, zbardhen 3 vjedhje dhe kapet 1 shtetas në kërkim. Arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë finalizuan 2 operacione policore, në kuadër të të cilave:
-U zbardhën 3 vjedhje në biznese dhe lokale, u arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”.
-U kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 08.10.2026 ka djegur një mjet pune (miniskrep), në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.
