Vlorë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për tentativë të kalimit të kufirit me test të COVID-19 të falsifikuar

Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për tentativë të kalimit të kufirit me test të COVID-19 të falsifikuar.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Fier si dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasit italian G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave shëndetësore”.
Dy shtetasit italianë të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë gjatë përpunimit të dokumentacionit me test Covid-19 të falsisfikuar, të cilat dyshohet se janë falsifikuar nga shtetasi A. D.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.