Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi D. Th., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku”, në vendin e quajtur “Akademia e Marinës”, është kapur në flagrancë duke vjedhur disa kabllo elektrike.
Po nga këto struktura u procedua penalisht për veprën penale ” Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi D. B., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke kryer punime afër banesës së tij, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.