Vlorë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në Novosel. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. A., 29 vjeç, banues në Novosel, Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje elektronike që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.