Vau i Dejës/Kontrolle të shtuara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”.
Kontrollet bazuar në inteligjencën policore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e shtetasve që qarkullojnë me armë dhe drogë, si dhe të atyre që janë në kërkim për vepra penale të ndryshme.
Qarkullonte me automjet, me municion luftarak me vete, vihet në pranga 19-vjeçari që tentoi t’iu largohej shërbimeve të Policisë.
Sekuestrohen 2 krehra me fishekë luftarakë dhe automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas mbante municion luftarak, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e këtij shtetasi.
Në unazën e qytetit të Vaut të Dejës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin E. J., i cili ka tentuar t’iu largohej shërbimeve, por është kapur menjëhere nga to.
Gjatë kontrollit në çantën e shtetasin E. J., në brendësi të automjetit, Policia gjeti 2 krehra me fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi E. J., 19 vjeç, banues në fshatin Kuç. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.