Finalizohet operacioni policor i koduar “Bushati”.
Zbardhen disa vjedhje në banesa të ndryshme në territorin e Vaut të Dejës, Policia vë në pranga autorët.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni i koduar “Bushati”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:
B. M., 50 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Bushat dhe L. M., 27 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Bushat, Vau i Dejës.
Gjatë hetimeve intensive ka rezultuar se këta shtetas, më datë 19.12.2020, kanë vjedhur një shumë parash dhe vegla pune në banesën e shtetasit G. J., në fshatin Rranxa, Bushat.
Gjithashtu, gjatë hetimeve të dokumentuara me prova ligjore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 28.10.2020, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. P. në fshatin Stajkë, Bushat, Vau i Dejës, ndërsa më datë 13.09.2020, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Gj., në fshatin Mali i Jushit, Bushat, Vau i Dejës.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.