Tropojë – Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje

Sekuestrohen një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak.
Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari që i posedonte.
Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, në fshatin Bukovë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e shtetasit G. D.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak, të cilat shtetasi G. D. i mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasi G. D., 38 vjeç, banues në fshatin Bukovë, Tropojë.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.