Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej tyre pronari i lokalit ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.
Sekuestrohen 2 aparate celulare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie në ambientet e një lokali, me anë të aparateve celulare.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. B., 37 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
K. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shoshan, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë, duke organizuar lojëra fati me anë të aparateve celulare, në qytetin e Bajram Currit, në lokalin në përdorim të shtetasit A. B., që ishte përshtatur për lojëra fati.
Në cilësinë e provës materiale u sekuetruan 2 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme procedurale.