Tropojë
Dogji me zjarr një sipërfaqe pylli në afërsi të fshatit Dragobi, shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin Sh. D., banues në fshatin Dragobi, pasi dyshohet se ka vënë zjarr në afërsi të këtij fshati, ku për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me ah dhe shkurre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.