Tiranë – Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 1, dy raste të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e dy lokaleve.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 29 vjeç, M. B., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në dy lokale të ndryshme, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.