Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”. Kapen 4 shtetas të shpallur në kërkim

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”.
Kapen 4 shtetas të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre, i kërkuar në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Blic 34”.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës intensive të inteligjencës policore:
-Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Blic 34”, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim M. B., 25 vjeç. Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Q. K., 49 vjeç. Atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 5 muaj burgim, nga dënimi për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhënë nga Gjykata e Vlorës.
-Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim E. G., 22 vjeç. Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
-Komisariati i Policisë Nr. 4 kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 52 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.