Tiranë – Vijojnë patrullimet dhe kontrollet e Policisë Rrugore të kryeqytetit në rrugët dytësore

Vijojnë patrullimet dhe kontrollet e Policisë Rrugore të kryeqytetit në rrugët dhe vendet e konsideruara si “Njolla të zeza”, me të njëjtin seriozitet dhe angazhim profesional, me qellim minimizimin e parakalimeve të gabuara dhe parandalimin e aksidenteve rrugore dhe pasojave që vijnë si rezultat i tyre.

Harta e patrullimeve policore dhe parandaluese është shtrirë në të gjithë territorin e kryeqytetit, përfshirë edhe rrugët interurbane dytësore dhe lokale, kryesisht për parakalimet në kthesa të padukshme apo me fushëpamje të kufizuar, si dhe shkelje të tjera që mbeten rrezik i shtuar për ngjarjet rrugore dhe pasojat e tyre.

Përgjatë javës, janë monitoruar disa nga rrugët interurbane të kryeqytetit, ku janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 267 drejtues mjetesh për parakalime në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor Shqiptar.

#ParakalimiManoverMeRrezik
#SigurohuParakaloAtyKuLejohet