Tiranë/Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, angazhim maksimal për goditjen e krimeve mjedisore dhe sundimin e ligjit në territor.
Vihet në pranga 1 shtetas që u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e lumit Erzen.
Sekuestrohet kamionçina me të cilën ishin transportuar inertet.
Në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se një shtetas hidhte mbetje inerte në shtratin e lumit Erzen, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit Y. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.
Ky shtetas është kapur në flagrancë duke hedhur në shtratin e lumit Erzen, në fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.