Tiranë/Vihet në pranga 1 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Tiranë/Vihet në pranga 1 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. H., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme, rreth orës 22:10, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike, dyshohet se ka vijuar lëvizjen në kryqëzim, ndërkohë që semafori ishte i kuq, dhe për pasojë automjeti që po drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. M., 31 vjeç. Për shkak të spostimit, automjeti që drejtonte 31-vjeçari është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. C. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.