Speciaslitët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasve në kërkim:
– Tanush Prenga, 52 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim;
– Idajet Nuredini, 58 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Speciaslitët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. B., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policicë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit I. D., shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 43 vjeç, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dhuna në familje”, pasi në kundërshtim me vendimin Gjykatës, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– H. M., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motomjetin e tij;
– G. L., 47 vjeç, dhe G. Ll., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.