Tiranë/Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

  • D. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;
  • A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
  • G. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Gjithashtu, nga këta specialistë u ndaluan shtetasit K. L., 25 vjeç dhe A. L., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. R., banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

  • K. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
  • A. H., 40 vjeç, dhe A. Ç., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.