Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
- E. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shkuar afër banesës së saj;
- O. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan D’Ark”, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin F. D., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin D. Ç., 46 vjeç, banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- G. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
- M. V., 32 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga;
- A. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
- E. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin R. M., 28 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimeve të kryera në sistem ka rezultuar se shtetasi E. K. ishte person i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ka dy urdhër arreste për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.