Procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për krime kundër personit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– L. H., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes;
– L. A., 39 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijëve të mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. D., 22 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, ka aksidentuar shtetasen V. P., 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– S. K., 30 vjeç për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;
– M. M., 50 vjeç, dhe K. Ç., 47 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit E. Ll., 23 vjeç, T. L., 24 vjeç dhe G. M., 37 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.