Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 38 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën në të cilën jeton me qira.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– E. L., 18 vjeç, A. M., 18 vjeç dhe E. D., 18 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi;
– E. Sh., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.