Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin F. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. Sh., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi ka tentuar të vjedhë një monopatinë, në Rrugën e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte ushqimore, në një market në rrugën “Aleksandri i Madh”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

K. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në kryqëzimin e Rrugës së Dafinave me rrugën “Eduart Lir”, duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar shtetasin D. K., 89 vjeç, i cili pasi mori ndihmë mjekësore në spital, u largua në banesë;

E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, pasi me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;

A. R., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.