Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin B. F., banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa produkte, në një qendër tregtare, në autostradën Tiranë-Durrës.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- S. U., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasit B. S. dhe E. S., të cilët aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve;
- A. D., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
- M. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;
- G. R., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasen E. L., 21 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme.