Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. N., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkjllimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. M., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin R. I., 84 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. D., 25 vjeç, H. G., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit:

– E. P., 35 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A. C., 32 vjeç;

– A. Ll., 45 vjeç dhe A. A., 41 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin A. M., 46 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.