Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve e krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore.
1 – Hetimi i narkotikëve
U ekzekutua vendimi penal për shtetasin B. C., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”. Gjatë ndërhyrjes, 36-vjeçarit, iu gjet dhe sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
2 – Hetimi i krimeve
-U arrestua shtetasi Ç. Sh., 60 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;
-U ekzekutua vendimi penal për shtetasin B. M., 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
3 – Siguria rrugore
U arrestuan shtetasit:
- R. S., 55 vjeç, banues në Tiranë, dhe P. D., 42 vjeç, banues në Mirditë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar shuma parash;
- K. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet dhe një motomjet të parkuar. Si pasojë është dëmtuar një 18-vjeçare, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin K. Sh., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.