Tiranë – Vihen në pranga 6 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. T., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– R. E., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– F. S., 26 vjeç, M. T., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– A. Ç., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprët penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi ky shtetas është kapur duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e masës administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin J. F., 43 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin R. F., 61 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori për shtetasin V. P., 38 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasve Sh. K., 26 vjeç, banues në Kavajë; I. B., 31 vjeç, banues në Durrës, dhe A. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
—-
Më datë 19.06.2022, shtetasja S. B., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi V. B., 44 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.