Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Hetimi i narkotikëve

  • U ndalua shtetasi në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Hetimi i Krimeve

  • U arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 47 vjeç, banues në Durrës, dhe E. D., 42 vjeç, banues në Kodër Vorë, (vëllezër), pasi për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit, dhe shtetasi A. M., nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë, gjatë shoqërimit.
  • U arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 31 vjeç, banues në fshatin Prush, pasi gjatë kontrollit të aparatit celular, shërbimet e Policisë, i gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Siguria rrugore

– A. H., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 05:00, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të parkuara, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur dhe ka kallëzuar një 65-vjeçar se, djali i tij 26 vjeç është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.