Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në Gjermani, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, me një fenelinë si ato të Policisë, dhe gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës dhe një përforcues grushti.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasit E. H., 23 vjeç, dhe H. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar ndaj tyre, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për një shtetas 17 vjeç, të dënuar me 2 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. K., 25 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi municioni luftarak dhe një mjet prerës thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 26.01.2024, në rrugën “Kasem Shima”, në Mëzez, një shtetas 16 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.