Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante në banesë një armë zjarri pistoletë, me të cilën është vetëplagosur aksidentalisht, në këmbë, shoku i tij 17 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë shtetasi K. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka furnizuar automjetin me karburant dhe është larguar pa kryer pagesën. Pas kapjes nga punonjësit e Policisë, ka rezultuar se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka djegur disa orendi shtëpiake.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasen E. T., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin R. A., 55 vjeç, banues në Rrogozhinë, që lëvizte me biçikletë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 55-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.