Tiranë – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 30 vjeç, banues në Fushë Prezë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin I. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet kamion është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, dhe si pasojë e aksidentit 27-vjeçari ka humbur jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. L., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– I. B., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.