Tiranë – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dh. K., 55 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryer një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë Bashkiake.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– K. Ç., 20 vjeç, G. M., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.