Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Z., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. S., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– I. T., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;
– D. T., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Yzberisht, duke drejtuar mjetin është përplasur me një mjet autobus që transportonte nxënës shkolle, të cilët pas kontrollit mjekësor janë larguar në banesë.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar proceduan penalisht shtetasin A. H., 35 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin që ky shtetas administron, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallra të dyshuara kontrabandë, pa faturë tatimore.
—–
Paraprake: Më datë 17.11.2021, në Lundër, është djegur mjeti në pronësi të shtetasit Y. Sh., gjatë kohës që ka qenë i parkuar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.