Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. M., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, në Fushë Krujë, i ka vjedhur një shumë parash dhe aparatin celular, një shtetaseje.
Specialistët e Komisariarit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
- A. V., 30 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
– E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Më datë 01.02.2024, gjatë natës, në Insitut Bujqësor, në rrugën “Kastriotët”, shtetas ende të paidentifkuar kanë dëmtuar murin e një subjekti për këmbimin valutor, në pronësi të shtetasit F. Gj., 59 vjeç, kanë marrë 300 000 lekë të rinj, dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.