Tiranë – Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Vihen në pranga, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

– Y. L., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;

– Th. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.