Tiranë
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, arrestohet 39-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese në terren, kanë konstatuar një automjet që kryente manovra dhe i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, me qëllim kryerjen e verifikimeve.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, në masën 1.58 mg/l. Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Z., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.