Tiranë – Qytetarët denoncojnë shkeljet, Policia Rrugore reagon në kohë dhe me masa konkrete për shkeljet e verifikuara

Vijon të jetë frytdhënës bashkëpunimi me qytetarët në raport me konstatimin e shkeljeve, por edhe besueshmërinë ndaj strukturave të Policisë Rrugore në lidhje me reagimin dhe marrjen e masave për shkeljet e raportuara në forma të ndryshme në adresë të Policise së Shtetit. Falë reagimit të qytetarëve, tashmë shohim 📸 dhe konstatojmë më shumë shkelje edhe atje ku 👮🏻♀ mungon fizikisht.

Përgjatë javës janë administruar dhe verifikuar 135 ankesa dhe denoncime për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe janë vendosur 115 masa administrative, kryesisht për parkim të gabuar dhe shkelje të sinjalizimit rrugor.
#Polici🤝Komunitet
#MëshumëRregulleSiguri