Vihet në pranga 28-vjeçari për armëmbajtje pa leje.
Sekuestrohet armë zjarri pistoletë, krehër dhe fishekë luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve në rrugë operative se një shtetas qarkullonte në mjetin e tij me armë zjarri me vete, në rrugën “Tefta Tashko”, falë reagimit në kohë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
D.R., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri tip TT pistoletë me krehëra me fishekë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.