Tiranë – Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.
Sekuestrohet lënda drusore.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar një tjetër rast në fshatin Shupal të Njësisë Administrative Zall Bastar, ku kanë konstatuar 2 automjete të ngarkuar me 7m3 lëndë drusore, për të cilën nuk disponohej dokumentacioni përkatës.
Në përfundim të veprimeve u bë shoqërimi dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. D., 62 vjeç dhe I. B., 35 vjeç, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.