Tiranë
Procedohen penalisht 2 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
Arrestohen në flagrancë dhe 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë procedimi në gjendje të lirë i shtetasve M. G., 60 vjeçe dhe B. T., 59 vjeç, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D. D., 24 vjeç dhe R. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 peshore elektronike.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit V. Xh., 53 vjeç, pasi ka vjedhur 4 aparate celular.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me demë materiale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.