Policia vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së shtetasit K. S. dhe të plagosjes së shtetasit A. C.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.
Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit.
Ky shtetas, rreth orës 11:50, në një lokal në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. (ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.