Policia Rrugore e Tiranës
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore. Këto kontrolla synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.
Gjatë javës që lamë pas:
🚔 Janë arrestuar 9 shtetas për:
- Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;
- Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
📜 Janë vënë 6675 masa administrative, disa prej të cilave janë:
- 356 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
- 59 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 6 për përdorim të xhamave të errësuar;
- 62 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha;
- 82 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
- 33 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
- 145 për parakalime të gabuara;
- 5314 për parkime të gabuara.
🚗 Janë bllokuar 6 automjete për:
- Detyrime të pashlyera;
- Mungesë dokumentacioni;
- Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.