DVP Elbasan – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Elbasan

✅Vinin baste sportive me anë të celularëve, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që organizonin baste sportive me anë të celularëve, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-O. O., 25 vjeç dhe R. S., 56 vjeç, të dy banues në Cërrik, pasi në celularët e tyre u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive. 2 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • B. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Mollas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

-Sh. Z., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.