Tiranë – Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor

Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në drejtim të shkeljeve për mosvendosje të rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga pasagjerët.

Më tej kontrollet janë përqëndruar edhe në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime të gabuara, shkelin semaforin, zhvillojnë gara shpejtësie, ndaj atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe për goditjen e mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera.

Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 40 persona, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Në javën që lamë pas, gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 4 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, 4 drejtues mjetesh të cilët për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh.

Si rezultat I punës profesionale , është zbardhur, identifikuar e arrestuar në flagranë një drejtues mjeti që pasi shkatoi aksident u largua nga vendi i aksidentit. Është vënë në pranga shtetasi R. P., 21 vjeç, pasi në Paskuqan, duke kryer parakalim të gabuar dhe me shpejtësi tej normave të lejuara në qëndër të banuar, aksidentoi shtetasen D. E., 44 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidenit.

Gjatë javës janë pezulluar 201 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:

35 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”,
150 për “Kufizimet e shpejtësisë”,
16 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 19 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 6352 masa administrative, me një mesatare 906 masa të vendosura në ditë, konkretisht:

– 89 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;

– 93 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;

– 166 për xhama të zinj;

– 206 masa për parakalime të gabuara;

– 760 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 583 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, nga këto 34 pasi pasagjerët nuk kishin vendosur rripin e sigurimit;

– 132 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 2809 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit;

– 55 masa administrative për mungesë siguracioni;

– 1459 masa për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri. #👮🏻‍♀️👮🏻🚔🚨📵❌🥃