Në funksion të kontrolleve policore parandaluese, nga rrugorët e kryeqytetit është arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” drejtuesi i mjetit me iniciale M. H., 30 vjeç, i cili pas verifikimit se mjeti që ai drejtonte ishte pa kontroll teknik dhe i pasiguruar, me qëllim shmangien e sanksioneve ligjore të parashikuara për shkeljen, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë të caktuar lekësh.
Gjithashtu, në funksion të kontrolleve policore parandaluese, nga rrugorët e kryeqytetit:
• Janë proceduar 59 drejtues mjetesh, 30 prej të cilëve të arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërsa 29 të tjerë të hetuar në gjendje të lirë, konkretisht: 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 22 të papajisur me leje drejtimi, 21 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 1 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
• Janë pezulluar 141 leje drejtimi, nga të cilat 46 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 56 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 39 për shkelje të tjera.
• Janë ndëshkuar me masë administrative për shkelje të semaforit 63 drejtues mjetesh.
• Janë ndëshkuar me masë administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse 259 drejtues mjetesh me dy rrota.
• Janë ndëshkuar me masë administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve 345 drejtues mjetesh.
Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e në Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.