Tiranë – Policia Rrugore , gjatë javës që lamë pas, ka vënë në pranga 59 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë

Në funksion të kontrolleve dhe patrullimeve me përzgjedhjeve me objekt shkeljet e rregullave të qarkullimit, që cenojnë sigurinë dhe janë burim për aksidente rrugore, janë konstatuar dhe:

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 59 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 22 në gjendje të dehur dhe 37 të papajisur me leje drejtimi.

Janë proceduar administrativisht 46 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

Janë proceduar administrativisht për mospërdorim të kaskës mbrojtëse 545 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh.

Janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve 657 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme.

Janë proceduar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësoreve 197 drejtues mjetesh.

Janë ndëshkuar 1236 drejtues mjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare.

Si dhe janë vendosur 3578 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

#RuajQetesinëNëTrafik
#DrejtoMeKujdes
#PërSigurineTuajDheTëTjerëve