Tiranë: Përparësia për këmbësorët detyrim dhe edukatë që i shërben sigurisë rrugore

Siguria e këmbësorëve duhet të jetë shqetësim jo vetëm i policisë, por së pari i vetë këmbësorëve që duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë përdorimit të rrugës në raport me rregullat e qarkullimit dhe kufizimet e parashikuara në Kodin Rrugor dhe së dyti i drejtuesve të mjeteve të të gjitha kategorive, të cilët nga vëzhgimet dhe analizat e policisë rrugore, në shumë raste kanë rezultuar si shkaktarë të aksidenteve me këmbësorë.

Rrugorët e kryeqytetit, duke vlerësuar rrezikshmërinë e kategorisë së këmbësorëve, kanë shtuar ndjeshëm monitorimet dhe masat ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk japin përparësi në vendkalimet e këmbësorëve ashtu siç kanë këshilluar dhe orientuar shumë këmbësorë që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin.

#MosuBëjStatistikë
#JepiPërparësiKëmbësorëve
#PërdorVijateBardha