Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. S, 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale ”Vrasje me dashje“, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas me datë 14.04.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë për shtetasin e mitur me iniciale E. K, 13 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të ndryshme( vjedhje biçikletash, dyqanesh, aparat celular dhe portofola shtetasve të ndryshëm.
Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B, 28 vjeç, pasi ka dëmtuar me dashje mjetet në pronësi të shtetasve A. Ç dhe A. H.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. G, 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. K, 59 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, sepse në rrugën “Edit Durham”, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin F. F, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
B. B, 20 vjeç(shtetas alergjerian) pasi nën kërcënimin e një mjeti prerës ka tentuar ti marrë portofolin shtetasit F. Sh. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit N. Z, 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me mungesë me 5muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. D, 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. S, 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L. A, 40 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
K. D, 59 vjeç, A. B, 46 vjeç, A. D, 18 vjeç, F. T, 49 vjeç, A. B, 52 vjeç, V. H, 29 vjeç, R. H, 61 vjeç, G. A, 21 vjeç, B. Q, 41 vjeç dhe I. L, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
R. Ç, 18 vjeç, Xh. T, 24 vjeçe dhe J. B, 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.
Më datë 03.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. G, 45 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, ka zbritur nga mjeti i tij dhe për arsyje të bllokimit të rrugës është konfliktuar me shtetasit A. V dhe V. Xh, të cilët ndodheshin në fugonin e tyre tip “Benz”, që shërben për tranpsortin e nxënësve të shkollës, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e tij.
Më datë 04.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. B, 35 vjeç, sepse më datë 03.11.2021, në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me persona të tjerë(punohet për identifikimin e tyre), duke u prezantuar si punonjës policie, i kanë marrë çelësin e mjetit shtetasve M. C dhe G. C(vëllezër) dhe më pas janë larguar bashkë me mjetin. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
Më datë 02.11.2021, shtetasi A. M,(i cili punon shërbim taxi) kallëzon se gjatë kryerjes së detyrës së tij, është goditur me sende të forta nga një person i paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes.
Më datë 02.11.2021, në Paskuqan, Kamëz, aksidentalisht ka rënë zjarr në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit E. B, dhe për pasojë janë djegur 2 mjete.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.