Tiranë – Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 43-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit
F. Rr, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombetar, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.