Vihet në pranga një 35-vjeçar, i kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan në zonën e Freskut, në Tiranë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar XH. I (G. M)., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.