Tiranë – Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 parandalon një ngjarje të rëndë kriminale

Sekuestrohen dy armë zjarri.

Vihet në pranga 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“, pas njoftimit të marrë se në Lanabregas, Tiranë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

-S. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kërcënoi për vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.