Tiranë – Ndalohet 1 shtetase, pasi ka shtytur një 12-vjeçar, për të konsumuar lëndë narkotike

Tiranë

Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas publikimit të rastit, ndaluan shtetasen M. Ç., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka shtytur një 12-vjeçar, për të konsumuar lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kjo shtetase është proceduar dhe gjatë operacionit policor të koduar “Tempulli 1”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe aktualisht është në gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon stafin e emisionit investigativ “Stop”, mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.